I veshur me të zeza dhe me varsen të varur në qafë, aktori i njohur britanik në rolin e një gangsteri shqiptar

0

Aktori i njohur, Vinnie Jones do ta shihni në rolin e një gangsteri shqiptar me emrin Albi në sezonin e dytë të filmit  “Law and Order: Organized Crime”.

56-vjeçari ishte kthyer në tullac, në mënyrë që t’i përshtatej personazhit gangster në skenat e filmit.

Aktori i “Lock Stoc”, i cilik zakonisht mban një kapele të sheshtë,  dukej i ngazëllyer teksa shëtiste  me një bluzë të ngushtë të zezë dhe pantallona të thjeshta.

Veshja e Vinnie u kompletua me një rrip dhe këpucë e një varëse kryqi argjendi në qafën e tij që binte në sy.

Sipas Deadline, personazhi i Vinnie, Albi Briscu, është mbetja e fundit e një sindikate të krimit evropian të shkollës së vjetër.

Në fillim të këtij muaji, aktori postoi në Twitter një videoklip ku tregoi theksin e personazhit të tij, ndërsa falënderoi fansat e tij për të gjithë mbështetjen e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu