Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, nga përplasja makinat janë shkatërruar plotësisht në pjesën përpara. Bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip “Fiat”, një “Toyota” dhe një “Volkswagen” me drejtues shtetasi një shtetas turk.
Ndërkohë ende uk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.
Burime spitalore bënë me dije se të katër personat mes të cilëve edhe një shtetas turk gjatë këtij aksidenti kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pa pasoja serioze për jetën.