Aksident, makina përmbyset në rrethrrotullim

0

Një aksident është raportuar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës.

Automjeti tip “Ford” me targa “AB 717 Fj” është kthyer përmbys, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Mësohet se drejtuesja e automjetit, ka shpëtuar pa pasoja të rënda për jetën.

Sakaq policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rreth shkaqeve të aksidentit.