Plagoset Françeska Jaçe. Makina e saj luksoze kthehet përmbys në mes të rrugës

0

Një aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Nartës në Vlorë, ndërsa mjeti është kthyer përmbys në mes të rrugës. Burime bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit ka qenë Françeska Jaçe, ish-banore në BB, e cila ka marrë lëndime pa pasoja të rënda për jetën.

Shkak i aksidentit mësohet se ka qenë shpejtësia dhe mos njohja e terrenit, ndërkohë që Policia vijon hetimet në lidhje me aksidentin.

Jaçe është transportuar drejt spitalit, ku do të marrë trajtim mjekësor, ndërsa mësohet se ajo ka qenë duke udhëtuar e vetme në mjetin e saj në momentin kur ndodhi aksidenti.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu