Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Sokrat Miho”, ku një 33-vjeçar ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me bordurat anësore. Shtetasi A.K., është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak:
Në datën 10.11.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.
Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.