33-vjeçari humb kontrollin dhe përplaset me bordurën/ Dërgohet menjëherë në spital

0

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.

33-vjeçari A.K., ka humbur kontrollin e motorit dhe për pasojë është përplasur më një brodurë.

Sipas policisë 33-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Sakaq grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në datën 10.11.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ndodhisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu