Aksident me një të vdekur në aksin Lushnje-Rrogozhinë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë” ku një makinë ka përplasur një 70-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Për pasojë ai ka humbur jetën, si pasojë e plagëve të marra.

Sakaq, shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, në fshatin Golem, automjeti me drejtuese shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin V. D., 70 vjeç, banues në Golem, i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasja A. Xh. është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.