Lajm i fundit/ Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd (Video)

0

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Burime bëjnë me dije se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Shkak për aksidentin është bërë lagështira e madhe që ka qenë e pranishme në këtë aks rrugor.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu