Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka njoftuar arrestimin e një 52-vjeçari, i cili u përfshi në një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori.
Sipas burimeve zyrtare, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. I., banues në Elbasan.
Ky i fundit, ditën e djeshme, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, i cili ndodhej në këmbë.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 68-vjeçari u transportua në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.