Aksident/ Mjeti përplas një këmbësor, transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

0

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotmenë Vlorë, teksa mjeti ka përplasur një këmbësor në Lungomare.

Mësohet se qytetari i përplasur, po tentonte të kalonte rrugën dhe papritur është përplasur nga mjeti tip ‘Peugeot’ që siç duket ka qenë me shpejtësi ose drejtuesi nuk ka qenë mjaftueshëm vigjilent për të parandaluar aksidentin.

Qytetari është transportuar me urgjencë në spital, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu