Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, një i plagosur rëndë

0

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, pranë Labinot-Fushës.

Sipas burimeve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Njëri prej tyre është lënduar rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Personi tjetër ka marrë dëmtime të lehta.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.