Elbasan – Një aksident rrugor është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në aksin “Elbasan-Metalurgji”, në zonën e Bradasheshit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjendja e tyre ende nuk është bërë e ditur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.