Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, furgoni përplaset me një makinë

0

Aksident automobilistik në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Një furgon mallrash është përplasur me një mjet. Si pasojë e përplasjes nuk ka pasur të lënduar rëndë, veç tronditjes së drejtuesve të automjeteve. Por nga ky aksident ka pasur dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale.

Po punohet për të zbardhur rrethanat e përplasjes së radhës së automjeteve në rrugët e Elbasanit.

Prej disa ditësh janë regjistruar disa aksidente rrugore, por për fat pa pasoja për qytetarët.

Moti me lagështi mendohet se ka qenë shkaku kryesor.