Aksident në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën drejtuesi i motoçkletës

0

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin me pasojë vdekjen e një shtetasi.
E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë i moshuari 77 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon pë përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Gjocaj, shtetasi E.Z., banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Xh.T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur dhe ka ndërruar jetë drejetuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu