Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen dy gra

0

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen E. B., 36 vjeçe, pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”.

Si pasojë, automjeti doli nga rruga.

Nga aksidenti u dëmtuan drejtuesja dhe një pasagjere, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.