Aksident në aksin Elbasan-Tiranë/ Përmbyset makina tek tuneli i Kërrabës

0

Përmbyset një automjet në aksin Elbasan-Tiranë në afërsi të tunelit të Kërrabës.

Automjeti tip Fuoristradë me targë AA 009 AR është përmbysur në anë të kësaj rruge në rrethana ende të panjohura.

Mësohet se shoferi ka shpëtuar për mrekulli megjithëse nga rrokullisja e automjetit ai ka pësuar tronditje.

Si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar rradhë të gjata automjetesh në të dy kahet e rrugës.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të rregulluar trafikun dhe për të kryer veprimet procedurial;e për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu