Mbi 10 milionë të infektuar/ Vëndet evropiane marrin masa të rrepta anti covid

0

Belgjika është shteti tjetër evropian që po merr masa të rrepta për izolimin e popullsisë. Duke nisur nga e hëna janë mbyllur dyqanet jo-thelbësore dhe nuk do të lëjohen takimet familjare.
“Këto masa janë mundësia e fundit nëse duam të zbresim shifrat”, tha kryeministri belg, Alexander de Croo, duke paralajmëruar që rregullat e reja do të mbesin në fuqi për të paktën një muaj e gjysmë. Edhe në pranverë, Belgjika ka qenë ndër vendet më të goditura nga pandemia dhe që nga mesi i muajit tetor, ky vend evropian, ka regjistruar mesatarisht nga 15 mijë raste të të infektuarve në ditë.
Infektimi i më shumë se 10 milionë personave me covid ka bërë që shumë shtete evropiane të marrin masa të rrepta izolimi, ose të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu