Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, përplasen dy mjete, njëri merr flakë

0

Aksident në aksin Elbasan-Tiranë. Dy mjete janë përplasur mes tyre dhe nëri merr flakë. Për fat shoferi ka dalë dhe ka shpëtuar për mrekulli.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K. Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu