Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy automjete

0

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Korçë-Kapshticë.

Dy mjete janë përplasur fort mes tyre në afërsi të fshatit Plasë.

Si pasojë e përplasjes, njëri nga mjetet ka dalë nga rruga dhe ka devijuar në anë të saj duke përfunduar në një arë.

Sipas raportimeve nuk ka persona të lënduar, por drejtuesit kanë pësuar tronditje.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.