Aksident në aksin Milot- Fushë Krujë, trajleri përplas për vdekje një person (EMRI)

0

MILOT- Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Fushë Krujë.

Sipas informacioneve një 65-vjeçar është goditur nga një trajler në rrugën e Fabrikës së Çimentos. Goditja ka qenë fatale për 65-vjeçarin, Hamit Gabilin, ndërsa është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.04.2024, rreth orës 18:05, në Thumanë, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. Xh., ka aksidentuar shtetasin H. K., 65 vjeç, nga Kruja, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu