Elbasani fiton 2 me 0 ndaj Vorës

0

Elbasani u rikthye te fitorja në Kategorinë e Parë, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Vorën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të.

Skuadra e Nevil Dedes, e nisi ndeshjen me këmbën e mbarë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me Lleshin.

Në minutën e 79-të, Bedri Greca, shënoi golin e dytë, duke vulosur shifrat në 2-0 për vendasit.

Kjo fitore e mban Elbasanin në krye të renditjes me 73 pikë, 3 më shumë se Bylis i vendit të dytë. Ndërkohë Vora, mban vendin e katërt në renditje me 48 pikë të grumbulluara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu