Aksident në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, 4 të plagosur

0

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se shoferi 21-vjeçar drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu