Aksident në aksin rrugor Tiranë-Elbasan! Humb jetën 55-vjeçari, plagoset pasagjerja

0

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një nga shoferët.

Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale E. Q. është përplasur me automjetin që drejtohej nga 55-vjeçari me iniciale Sh. K.

Ky i fundit ka humbur jetën, ndërsa pasagjerja që udhëtonte në makinën e tij, shtetasja  V. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.05.2023, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin E. Q. është përplasur me automjetin me drejtues Sh. K.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi Sh. K., 55 vjeç dhe është dëmtuar pasagjerja që udhëtonte në automjetin e tij, shtetasja V. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu