Aksident në aksin Tiranë-Durrës, i riu përplas me makinë 56-vjeçarin

0

TIRANË- Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës mbrëmjen e sotme. Mësohet se një makinë ka përplasur një person që po kalonte rrugën. Nga aksidenti, këmbësori është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin E. D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E. A., 56 vjeç. 56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu