Zhduken artefaktet historike nga Muzeu Britanik, shkarkohet një punonjës, dyshohet se i vodhi

0

Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, ka thënë se muzeu do të bëjë përpjekje për rregullim dhe gjetjeve të artefakteve.

ANGLI- Muzeu Britanik në Londër ka pushuar nga puna një pjesëtar të stafit. Policia është duke kryer hetime pas raportimeve se disa artefakte janë zhdukur, vjedhur apo dëmtuar. Aty përfshihen bizhuteri, gjësende të arit dhe gurë të madhësive e formave të ndryshme.

Muzeu ka thënë se shumica e këtyre artefakteve janë ruajtur në një depo. Drejtori i Muzeut Britanik, Hartwig Fischer, ka thënë se muzeu do të bëjë përpjekje për rregullim dhe gjetjeve të artefakteve.

“Kjo është një dukuri jashtëzakonisht e pazakontë. E di që flas në emër të të gjithë kolegëve kur them se ne e marrim me shumë seriozitet ruajtjen e të gjitha antikiteteve në kujdesin tonë. Muzeu kërkon falje për atë që ndodhi, por ne tani i kemi dhënë fund dhe jemi të vendosur t’i rregullojmë gjërat. Ne kemi forcuar tashmë masat tona të sigurisë dhe po punojmë së bashku me ekspertë të jashtëm për të përfunduar një llogari përfundimtare të asaj që mungon, dëmtuar dhe vjedhur. Kjo do të na lejojë të bëjmë përpjekje për të rikuperuar sendet”, tha ai.

Muzeu ka thënë se ndaj pjesëtarit të përjashtuar nga puna do të merren veprime ligjore. Skuadra e Krimeve Financiare të Policisë Metropolitane po heton. Muzeu Britanik ka nisur gjithashtu një hetim të pavarur për sigurinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu