Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”, një 33-vjeçar i vdekur (Emri)

0

Nga policia Durrës bëhet me dije se në orët e para të  mëngjesit, dyshohet se shtetasi Ermal Dervishi, 33 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Si pasojë ai ka dale nga rruga dhe ka rënë  në kanal. Nga ky aksident, 33-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po pinon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi E. D., 33 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 33-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu