Aksident në Bradashesh: Përplasen dy automjete

0

Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në Bradashesh të Elbasanit, ku një automjet tip “Mercedes Benz” është përplasur me një tjetër automjet tip “Opel”.

Sipas burimeve nga gazetarja e Infoweb Media, nuk raportohen të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ndërkohë, shkaku i saktë i aksidentit mbetet ende i paqartë, por dyshohet se një parakalim i gabuar mund të ketë qenë faktori kryesor që çoi në përplasjen e dy automjeteve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu