Aksident në Durrës, makina përplas këmbësoren

0

DURRËS- Një grua është përplasur mëngjesin e sotëm nga një makinë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Qemal Mici, lagjia nr.17, ndërsa e plagosura është dërguar me urgjencë në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu