Rritje e paundit dhe dollarit, ‘qëndrueshmëri’ e euros, këmbimi valutor për ditën e sotme

0

Dollari amerikan është blerë këtë të mërkurë, 21 Shtator, me 116.5 lekë dhe është shitur me 117.6 lekë sipas kursit të këmbimit, duke pësuar një rritje të lehtë.

Sakaq monedha evropiane Euro blihet me 116.5 lekë dhe shitet me 117.1 lekë për të disatën ditë me radhë, duke treguar një farë qëndrueshmërie.

Rritje ka pësuar paundi britanik, i cili sot blihet me 132.3 lekë dhe shitet me 134 lekë.

Ndërsa franga zvicerane ka shënuar sërish një rritje të lehtë, pasi blihet me 120 lekë dhe shitet me 121.2 lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu