Aksident në Elbasan/ Makina përplas biçikletën, i shtrirë pa ndjenja në asfalt një person

0

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Metalurgji në fshatin Katund i Ri.

Sipas informacioneve një makinë ka përplasur një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i biçikletës ka mbetur i shtrirë pa ndjenja në asfalt.

Ai është transportuar për në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu