Aksident në Fier, makina përplas këmbësorin

0

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier.

Një automjet ka përplasur këmbësorin 71-vjeçar. I moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç. Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu