Varrezat masive në spitalet e Gazës, zyrtarët dyshojnë për vjedhje organesh nga trupat e të vdekurve

0

Gjendja e disa prej trupave të civilëve të gjetur në varrezat masive në Kompleksin Mjekësor Nasser në Khan Younis në Rripin jugor të Gazës ngre dyshime për vjedhje organesh nga forcat izraelite.

“Disa trupa u gjetën me duar të lidhura, bark të hapur dhe të qepur në një mënyrë të dyshimtë, ndryshe me metodat e zakonshme të qepjes së plagëve në Gaza, duke ngritur dyshime për zhdukjen e disa organeve,” tha Mohammed Al-Mughayer, nda Departamenti i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës, në një konferencë për shtyp.

Al-Mughayer gjithashtu vuri në dukje se “duart e disa trupave u gjetën të lidhur me mbajtëse plastike dhe kufomat kishin veshur rroba të bardha të përdorura nga ushtria izraelite si rroba për të burgosurit në Spitalin Nasser, me shenja të plagëve me armë zjarri në kokë, duke ngritur dyshime”.

“Ne kërkojmë hapjen e shpejtë të një hetimi ndërkombëtar për këtë çështje,” shtoi Al-Mughayer.

Ushtria izraelite u tërhoq nga Khan Younis më 7 prill pas një operacioni tokësor katër-mujor në Kompleksin Mjekësor Nasser.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu