Aksident në Fier/ Motori përplaset me makinën, plagoset drejtuesi

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite pranë shkollës së muzikës në Fier. Një motor është përplasur me një automjet tip Range Rover për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit i cili është shoqëruar për në spitalin e Fierit.

Në vendgjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:05, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, autmjeti tip “Renge rover”, me drejtues shtetasin A. C., është përplasur me një motomjet tip “Honday”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e personit të dëmtuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu