Aksident në Kosovë, lëndohen dy vajza, njëra në gjendje të rëndë

0

Ditën e djeshme, një aksident me motoçikletë ka ndodhur në fshatin Dobroshec të Drenasit të Kosovës. Si pasojë dy persona (vajza), janë lënduar në këtë aksident.

Njëra nga ato është në gjendje të rëndë, ku i është nënshtruar një operacioni.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës Naser Syla.

“Njëra është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror”, tha Syla.

Ende nuk dihen detajet se si ka ndodhur ky aksident.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk ka pranuar ndonjë informacion.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu