Taulant Balla: Do ta godasim krimin aty ku i dhemb më shumë, çfarë paralajmëron ministri

0

Këtë të martë, nisi Konferenca e 51 e Interpolit, që do të mbahet për 3 ditë në Tiranë. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jürgen Stock, patën një konferencë për shtyp së bashku.

Ministri Balla, ka paralajmëruar se policia shqiptare do ta godasë krimin, aty ku i dhemb më shumë.

Gjithashtu, ai tha se së shpejti do të dërgohet në qeveri projektligji për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, që do të jetë një instrument që do të ndëshkojë krimin tek asetet që ka përfituar në mënyrë kriminale.

“Ajo që dua të shtoj ka të bëjë me angazhimin tonë për t’i shkuar në fund parimit “ndiq paratë”. Në ditët në vijim do të kalojmë në qeveri projektligjin për ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve, e cila do të jetë një instrument i shkëlqyer për të bashkëpunuar qoftë me Interpolin, qoftë me agjencitë e vendeve partnere për ta ndëshkuar krimin aty ku i dhemb më shumë, tek asetet e përfituara nga aktivitetet kriminale. Kështu që do të kemi mundësi në ditët në vijim në një komunikim tjetër me ju për të shpjeguar ligjin e ri të Zyrës së Rikuperimit të Aseteve”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu