Aksident në Kosovë, një i vdekur dhe tre të lënduar

0

KOSOVË- Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik në Kosovë.

Policia thotë se një furgon është përplasur me një shtyllë betoni që ndodhej anës rrugës.

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Lebushë të Deçanit.

Autoritetet kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e aksidentit fatal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu