Aksident në Laç, përplasen tre makina, plagosen dy persona

0

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës.

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në aksin Thumanë-Laç, në afërsi të vendit të quajtur kryqëzimi i Sanxhakut.

Konkretisht mësohet se janë përplasur tre automjete e për pasojë janë plagosur dy persona që ishin pasagjerë në një prej makinave.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës ku dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihen detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.