Një aksident ka ndodhur në një pikë karburanti në dalje të Prrenjasit.
Një automjet i cili po transportonte një të sëmurë për në spitalin e Librazhdit, si pasojë e shpejtësisë së madhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pikën e karburantit.
Si pasojë e këtij incidenti ka mbetur e dëmtuar pronarja e pikës së karburantit e cila ndodhej në ambientet ku makina humbi kontrrolin dhe u përplas.
Shtetasja e aksidentuar Merita Dulo, u dërgua për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Prrenjasit dhe tashmë po transportohet për një mjekim më të specializuar në spitalin e Librazhdit.
Policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punon per zbardhjen e rrethanave te aksidentit.