Aksident në Lushnjë, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

0

Një aksident ndodhi këtë mesditë në Lushnjë, ku një makinë doli nga rruga.

Raportohet se mjeti tip Benz që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën, ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në daljen e rrugës për Bubullimë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale K.H. u transportua me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu