“Do të prezantojë Big Brother Vip Kosova me Luiz Ejllin”, Arbana shton dyshimet, tregon raportin që ka me këngëtarin

0

Pas largimit nga Big Brother Vip Kosova në rrjet kanë nisur aludimet për projektet e ardhshme të moderatores Arbana Osmani.

E ftuar në podcast me Mira Kazhinin, ajo u pyet për lajmin në rrjet se ajo bashkë me Luizin do të prezantojnë BBV.

Mira Kazhani: “Arbana Osmani do të prezantojë me Luiz Ejllin dhe Edi regjisor, Big Brother Vip Kosova, sezonin që vjen.”

Arbana Osmani: Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.

Mira Kazhani: “Arbana Osmani nuk flet me Luiz Ejllin.”

Arbana Osmani: Çdo konkurrent që është bërë pjesë e Big Brother Vip në mënyrë të veçantë vajzat, sepse vajzat janë ato që janë linçuar më tepër dhe vazhdojnë linçohen më tepër në këtë vend, ka respektin tim maksimal për kontributin që ka dhënë në atë format. Për guximin dhe për gjithçka që ka bërë dhe i ka dhënë suksesin programit. Kjo është një absurditet. Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, nga i pari tek i fundit, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve. Edhe të gjithë ma kanë këmbyer, kështu që ky është komenti im.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu