Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm (26 Korrik 2024) në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në fshatin Pajov.
Një automjet tip “Mercedes” ka përplasur një furgon.
Sipas gazetares së Infoweb Media automjeti tip “Mercedes” ka bërë një manovër të gabuar duke i prerë rrugën furgonit.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Infoweb Media, fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Policia është nisur menjëherë në vendgjarje.
Ky aksident ka shkaktuar vështirësi në kalimin e automjeteve të tjera pasi kanë bllokuar rrugën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Infoweb Media