Aksident në Pogradec, dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një prej shoferëve përfundon në spital

0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Pogradecit.

Burime bëjnë me dije se dy makina që kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtën korsi janë përplasur me njëra-tjetrën, ku njëri prej drejtuesve ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tretë të parkuar pranë një banese.
Sipas informacioneve paraprake një prej drejtuesve të mjeteve ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu