Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bastar Murrizë në bypass-in e rrugës së Arbrit.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një furgoni pasagjerësh që vinte nga Dibra në Tiranë dhe një makine që lëvizte nga Tirana në Qarkun e Dibrës.
Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.
Për shkak të përplasjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes.