Aksident në Rrugën e Arbrit/ Furgoni i pasagjerëve përplaset me një mjet

0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Bastar Murrizë në bypass-in e rrugës së Arbrit.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një furgoni pasagjerësh që vinte nga Dibra në Tiranë dhe një makine që lëvizte nga Tirana në Qarkun e Dibrës.

Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.

Për shkak të përplasjes është bllokuar qarkullimi i automjeteve në të dy anët e lëvizjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu