Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në segmentin Elbasan–Metalurgji, ku dy të rinj kanë mbetur të lënduar lehtë pas përplasjes së mjetit të tyre.
Përplasja ka shkaktuar gjithashtu dëme materiale të konsiderueshme në automjet.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, edhe pse autoritetet janë njoftuar menjëherë, asnjë njësi e policisë rrugore apo ambulancës nuk ka mbërritur deri më tani në vendin e ngjarjes, duke shtuar shqetësimin e qytetarëve dhe të pranishmëve.
Për pasojë, trafiku në këtë aks është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë të gjata automjetesh dhe penguar qarkullimin e lirë të mjeteve në të dy drejtimet.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e aksidentit apo gjendjen shëndetësore të të lënduarve. Ngjarja mbetet në zhvillim.