Aksident në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin me motor

0

Një 50-vjeçar, i cili po udhëtonte me motor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin, teksa 50-vjeçari po kalonte rrugën me motor.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident në Tiranë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë dhe njëra ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu