Aksident në Tepelenë, makina e policisë përplaset me një furgon të policisë private

0

TEPELENË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Tepelenës. Mësohet se një furgon i Policisë së Shtetit është përplasur me një furgon tjetër të policisë private.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm për deme materiale. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet për manovra të gabuar në rrugë.

Tepelenë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypassi”, është përplasur një automjet tip “Ford” i Policisë që drejtohej nga shtetasi G. S (punonjës policie) me fugonin tip “Fiat” të një shoqërie private të ruajtjes dhe sigurisë fizike me drejtues mjeti shtetasin V. D..

Si pasojë e përplasjes ka patur vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer veprimet administrative për këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu