Aksident në Tiranë/ Makina futet në oborrin e shtëpisë, vdes 23-vjeçarja

0

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Në rrugën “Shaban Bardhoshi”, personi me inicialet D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese. Si pasojë ka gjetur vdekjen 23-vjeçarja me inicialet M.S e cila ndodhej në oborr. E reja u transportua në spital mirëpo aty u shpall e vdekur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFIMI I POLICISË:

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu