Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan është rregjistruar një aksident automobilistik.
Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Bradashesh.
Në këtë aksident u përshi automjeti tip skoda me targë KIZ8606 që drejtohej nga 54 vjeçari, Ilirjan Kllogjeri si edhe automjeti tip toyota me targë AA858RC me drejtues shtetasin 35 vjeçarin Vullnet Kazia nga Peshkopia.
Si pasojë e aksidentit automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.
Ata janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.
Burime spitalore bënë me dije se jeta e tyre është jashtë rrezikut.
Ndërkaq të plagosurve ju është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar se nuk kishin përdorur pije.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos rrespektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaktarë të ngjarjes.