Aksident/ Përplaset me “Benz-in”, humb jetën këmbësori

0

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku ka humbur jetën një 55-vjeçar. Ngjarja ndodhi në afvrsi të fshatit Bulgarec, ku viktima u përplas me një automjet tip “Benz”.

Ndonëse u transportua me urgjencë në spital, nuk arriti ti mbijetonte plagëve të rënda. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak: Më datë 12.01.2021, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, shtetasi K. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A. G., rreth 55 vjeç, banues në Bulgarec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu